Mbledhja e Trump nuk jep zgjidhje, presidenti largohet pa marrë vendim në lidhje me marrëveshjen me Iranin

29/05/2026 21:57

Donald Trump u takua me bashkëpunëtorë të ngushtë në dhomën e menaxhimit të krizave në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar marrëveshjen me Iranin, në të cilën të dyja palët kanë arritur një kornizë të përbashkët.

Raportimet janë se presidenti amerikan nuk arriti në një vendim. Sipas një zyrtari të lartë me njohuri për çështjen, i cili foli në kushte anonimiteti, takimi i Trump në Sallën e Operacioneve zgjati rreth dy orë, por presidenti nuk arriti në një vendim për ndonjë marrëveshje të re me Iranin.

Administrata amerikane beson se është afër një marrëveshjeje, por disa çështje ende po diskutohen, përfshirë zhbllokimin e fondeve për iranianët, tha zyrtari. Pra, as udhëheqja në Uashington dhe as ajo në Teheran nuk kanë dhënë dritën jeshile.

Top Channel