Anthony Gordon është zyrtarisht lojtar i ri i Barcelonës dhe bëhet nënshkrimi i parë i sezonit 2026/27. Sulmuesi anglez nënshkroi kontratën e tij 5-vjeçare me klubin katalanas pasi palët ranë dakord për transferimin e tij nga Newcastle.

Klubi nuk e ka zbuluar tarifën e transferimit, por flitet për një tarifë fikse prej 70 milionë eurosh, plus 10 milionë euro të tjera në bonuse.

Gordon mbërriti në Barcelonë dje me një fluturim privat dhe iu nënshtrua një vizite mjekësore, përpara se të darkonte me Decon dhe agjentët e tij për të festuar nënshkrimin e tij me Barçën.

Megjithatë, njoftimi zyrtar i mbërritjes së tij nuk u bë deri sot pasdite, pas disa vonesave për shkak të problemeve burokratike.

Nënshkrimi i Anthony Gordon vjen pas një udhëtimi të shpejtë në Londër nga Deco dhe Bojan Krkic, ku anëtarët e menaxhmentit sportiv u takuan me përfaqësuesit e lojtarit të kombëtares angleze për ta bindur atë të bashkohej me projektin e Hansi Flick.

Lojtari nuk hezitoi dhe hodhi poshtë oferta të tjera tërheqëse nga Bayern Munich dhe Liverpool, klubi i tij i vendlindjes. Barcelona gjithashtu donte të finalizonte nënshkrimin e tij sa më shpejt të ishte e mundur në pritje të një rritjeje të mundshme të vlerës së tij në treg pas Kupës së Botës.

Top Channel