“Kam 1 vit pa dalë në takim, sot s’bën asnjëri”/ Ish-konkurrentja e “Përputhen”: Lulet janë për të vdekurit, jo për të gjallët!

29/05/2026 22:18

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë influencerja dhe ish-konkurrentja e “Përputhen”, Aria Duka, për të folur mbi jetën personale dhe për të ndarë disa opinione të saj…

Zemra jote si është sot?

“Në kërkim të dashurisë. Beqare”.

Kur ka qenë ‘date’ jot i fundit?

“Date-i i fundit ka qenë para 1 viti. Këto meshkujt sot të japin më shumë stres se sa… Më duket sikur nuk bën asnjëri. Ose duhet të vijë ndonjë që të ma ndryshojë mendjen. Nuk e harxhoj kohën kot. Deri sa të mbushet mendja dhe të them që ia vlen. Duhet të gjej një të huaj më mirë…”

Cila kategori e meshkujve nuk është fare në perimetrin tënd të flirtimit?

“Meshkujt që shiten si dikush që nuk janë. Jo më pak se para disa ditësh ishte dikush në mesazhe “request”. Për shembull duke u munduar të të joshë me gjëra materiale. Pa e njohur fare. Nuk e kuptoj si e marrin guximin. Mendoj se e kanë nga injoranca, prandaj nuk ua vë re. Bënte mesazhe me shuma, lule… Por kanë harruar që lulet janë për të vdekurit, jo për të gjallët. Nuk i preferoj.”

Çfarë do në vend të luleve?

“Dashuri”.

Top Channel