“Ja pse u vonova gjatë votimit”, Berisha: Lista më dinjitoze e kandidatëve, PD do të ketë një organizim më të fuqishëm

30/05/2026 15:47

Pasi hodhi vullnetin e tij në fletën e votimit për zgjedhjet e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, kryetari Berisha foli për gazetarët, ku vuri theksin te ripërtëritja që, sipas tij, do ta karakterizojë partinë.

Jam i bindur se këto lista përfaqësojnë një elitë të vërtetë politike të Shqipërisë, një ripërtëritje në frymën e këtij Kuvendi. Janë ndër listat më dinjitozë.

Natyrisht numri i madh i kandidaturave e bën të vështirë zgjedhjen. U vonova, sepse i kanë ndarë veçmas për burrat, veçmas për zonjat dhe veçmas për të rinjtë. Uroj që gratë të arrijnë në 40%, të rinjtë të jenë sa më të pranishëm.

Ripërtëritje do të thotë modernitet i Partisë Demokratike dhe një organizim shumë më i fuqishëm. Do të ketë ripërtëritje nga seksioni, deri në majë. Unë do të propozoj emra të rinj, më pas i përcakton vota”, u shpreh Berisha.

Top Channel