Dronët rusë në Rumani/ Presidenti njofton mbylljen e konsullatës ruse në qytetin e Konstancës, kreu i saj shpallet person “non grata”

29/05/2026 14:46

Presidenti i Rumanisë, Nicușor Dan, ka deklaruar se administrata e tij do të dëbojë konsullin rus në qytetin juglindor të Konstancës dhe do të mbyllë konsullatën ruse atje, raportoi Reuters.

Ndërkohë sipas agjencisë AFP, konsulli rus është shpallur “person non grata”.

Nga ana tjetër zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, deklaroi se “zhurma rreth dronit në Rumani” po përdoret nga “Perëndimi” për të larguar vëmendjen nga lufta në Ukrainë, sipas raportimeve të agjencisë TASS.

Ministria ruse e Jashtme paralajmëroi gjithashtu se përgjigjja e Moskës ndaj vendimit të Rumanisë për dëbimin e konsullit rus “nuk do të vonojë”.

 

Top Channel