Lufta me Iranin, Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Mund t’i rinisim operacionet ushtarake, ata nuk duhet të kenë armë bërthamore
Takimi në Dhomën e Situatave në Shtëpinë e Bardhë ka përfunduar pas rreth dy orësh diskutimesh, ndërsa ende nuk ka një vendim përfundimtar nga Presidenti amerikan Donald Trump lidhur me negociatat me Iranin.
Lajmi u bë i ditur nga korrespondentja e CNN në Shtëpinë e Bardhë, Alayana Treene, e cila në një postim në platformën X citoi një zyrtar presidencial.
Sipas këtij zyrtari, presidenti Trump do të mbështesë një marrëveshje vetëm nëse ajo është në interes të Shteteve të Bashkuara dhe respekton vijat e kuqe të përcaktuara prej tij.
“Presidenti Trump do të bëjë një marrëveshje vetëm nëse ajo i sjell dobi Amerikës dhe respekton vijat e tij të kuqe. Irani nuk mund të posedojë kurrë një armë bërthamore”, citohet të ketë thënë zyrtari.
Megjithatë, burimi theksoi se deri tani “nuk ka ende asnjë informacion mbi vendimin e tij përfundimtar”, pavarësisht pritshmërive për një qëndrim zyrtar nga presidenti amerikan mbi ecurinë e bisedimeve me Teheranin.
Top Channel