Kombëtarja shqiptare U-17 do të nisë këtë të të dielë grumbullimin dhe përgatitjet për raundin e dytë të kualifikueseve të Kampionatit Evropian për këtë grupmoshë. Kuqezinjtë janë shortuar në grup me Letoninë dhe Ukrainën, ndërsa ndeshjet do të zhvillohen në Shqipëri.

Trajneri Armand Dama publikoi listën e 20 futbollistëve të përzgjedhur për ndeshjet e këtij raundi, me pjesën më të madhe të lojtarëve që kanë qenë më parë pjesë e ekipeve kombëtare të moshave, duke garantuar vazhdimësi në grup. 

 Lista e plotë e futbollistëve të grumbulluar:

Portierë: Simon Lleshi, Marsid Hoxha

Mbrojtës: Frensi Mali, Robin Balla, Jonas Nushi, Sebastian Amataj, Afrim Gashi, Jason Fredi Bori, Emiljano Malko

Mesfushorë: Alvin Zekaj, Mattias Allasufi, Armend Muslika, Dion Vata, Petro Marku

Sulmues: Majkol Luka, Francesco Matjani, Sokol Uldedaj, Francesko Kico, Elson Himallari, Alvin Mamutaj

Kombëtarja shqiptare e U17 do të luajë ndeshjen e parë të këtij raundi në 3 qershor me Letoninë në ‘Arena Egnatia’, ndërsa në 9 qershor do të luajë me Ukrainën, po në Rrogozhinë

Ky turne ka një rëndësi të veçantë për të ardhmen e kësaj gjenerate, pasi rezultatet ndikojnë drejtpërdrejt në pozicionimin e ekipeve për kualifikueset e ardhshme të Kampionatit Europian U-19 2028. Sipas rregullores së UEFA-s, skuadrat që renditen të parat në grupet e Ligës B sigurojnë ngjitjen në Ligën A për raundin e parë të kualifikueseve të Europianit U-19. Që do të thotë se një vend i parë në grup për Shqipërinë do t’iu jepte kuqezinjve mundësinë të garojnë mes ekipeve më të forta europiane në ciklin kualifikues të Euro U-19 2028.

Top Channel