Napoli-Massimiliano Allegri, shtyhet nënshkrimi i kontratës, trajneri pret paratë nga Milani
Dita e dielë është dita kur Kategoria Superiore do të ulë siparin e saj dhe ku do të mësojmë se cila do të jetë skuadra që do të ngrejë trofeun e kampionit. Në orën 19:00 të 31 majit do të luhen dy ndeshjet e fundit të fazës së Final Four, ndeshje që do të japin edhe verdiktin përfundimtar.
Tashmë në lojë për triumfin final janë pikërisht Egnatia, Elbasani dhe Vllaznia që do të kërkojnë të bëjnë gjithçka për të fituar trofeun e lakmuar.
Në ‘Air Albania Stadium’ do të luhet sfida mes Vllaznisë dhe Elbasanit në një përballje direkte mes tyre, ndërsa Egnatia do të luajë me Dinamon në ‘Elbasan Arena’.
Skuadra e Nevil Dedes e ka fatin në dorën e saj dhe një fitore ndaj skuadrës së Ilir Dajës që është jashtë çdo pretendimi i mbyll përfundimisht të gjitha llogaritë. Egnatia është në krye të klasifikimit të fazës së Final Four dhe një sukses këtë të dielë do të bënte që skuadra rrogozhinase të regjistrojë titullin e tretë radhazi kampion.
Por matematika mban në lojë edhe dy skuadrat e tjera pikërisht Vllazninë dhe Elbasanin që gjithsesi do të kenë sytë edhe nga ndeshja mes Egnatias dhe Dinamos me shpresën që kjo e fundit t’i bëjë një suprizë të hidhur skuadrës së drejtuar nga Nevil Dede. kështu që vëmendja do të jetë e përqendruar te të dyja ndeshjet ku çdo moment, çdo episod mund të ndryshojë gjërat në këtë garë të ethshme për titullin kampion.
Top Channel