Nëse mendonit se biletat për koncertin e Bad Bunny-t dhe qesja me fara luledielli ishin kulmi i talljes së Atlético de Madrid ndaj Barcelonës, gaboheni.

Lufta virtuale mes dy klubeve të La Ligës sapo ka hyrë në fazën e dytë, dhe këtë herë madrilenët kanë zgjedhur formatin video për të vazhduar goditjet e tyre “lapidare”.

Pasi bëri xhiron e botës me “ofertat” absurde financiare drejtuar katalanasve për çështjen e Julián Álvarez, Atlético ka publikuar një video (Reel) të re në Instagram, duke konfirmuar se kjo fushatë trolle-imi nuk ka qenë një rastësi, por një strategji e mirëfilltë satirike.

Kronologjia e një cunam-i ironie që po shkrin gaz rrjetin:

  • Faza 1 (Faksi dhe Farat): Gjithçka nisi me “oferta” zyrtare ku Atlético pretendonte se i ofronte Barçës abonim në gazetën ABC dhe fara luledielli në këmbim të lojtarëve, duke thumbuar hapur krizën apo pamundësinë e tyre ekonomike për të përballuar operacione të shtrenjta si ai i Álvarez.
  • Faza 2 (Eskalimi në Video): Pa lënë kohë që Barcelona të merrte veten, llogaria zyrtare e Atléticos godet sërish, këtë herë me imazhe lëvizëse dhe me të njëjtin mesazh kryesor: “Mos besoni asgjë që vjen nga Barcelona në këtë merkato.”
  • Kliko keto te shohesh videon e sulmit ndaj Barcelonës

Ky stil i ri komunikimi, ku një klub i përmasave të Atléticos zgjedh të tallet kaq hapur dhe në mënyrë të vazhdueshme me rivalin e tij direkt, po thyen çdo rekord shikueshmërie dhe klikimesh, duke e kthyer merkaton e futbollit spanjoll në një arenë të mirëfilltë humori dhe shpoti digjitale.

Top Channel