Samiti i G7-ës, Trump në Twitter: S`ka tensione, fake news!!!
25/08/2019 13:43

“Diskutimet po ecin mjaft mirë, liderët po merren vesh me njeri-tjetrin dhe vendi ynë, ekonomikisht, po ia del mbanë për mrekulli”. Ky ishte komenti që bëri përmes një mesazhi në Twitter presidenti amerikan Donald Trump gjatë punimeve të samitit të G7-ës, që ka mbledhur krerët e vendeve më të industrializuara e të fuqishme të botës në Biarritz, të Francës.