Top Channel/ “Vijojnë përgatitjet për funeralin e Mbretit Charles”, reagon Pallati: Kanceri…
26/04/2024 21:44

Mbreti Charles do të rifillojë angazhimet publike javën e ardhshme pasi ka bërë përparim në trajtimin për kancerin, ka thënë Buckingham Palace. Nuk do të jetë ende një rikthim i plotë në angazhimet zyrtare për Mbretin, por pallati po dërgon sinjale positive, sipas BBC. Mbreti do të fillojë të martën e ardhshme me një udhëtim simbolik në një qendër të trajtimit të kancerit. Planet e tij verore përfshijnë një vizitë shtetërore, ku ai do të presë perandorin dhe perandoreshën e Japonisë. Në javët e ardhshme, sipas pallatit, ai do të ndërmarrë më shumë angazhime të jashtme. Mbreti thuhet se është “shumë i inkurajuar” që të kthehet në më shumë ngjarje publike. Trajtimi i Mbretit, i cili filloi në shkurt vijon ended he nuk ka një datë të caktuar për përfundimin e tij. “Është shumë herët për të thënë” për sa kohë do të vazhdojë trajtimi i tij, tha pallati. Ai shtoi se mjekët ishin “shumë të inkurajuar nga përparimi i bërë deri më tani dhe mbeten pozitivë për rimëkëmbjen e vazhdueshme të Mbretit”. Lloji i kancerit nuk është bërë i ditur, por ekipi mjekësor i Mbretit është “mjaftueshëm i kënaqur me përparimin e bërë deri më tani, saqë Mbreti tani është në gjendje të rifillojë një sërë detyrash përballë publikut”. Mbetet e pasigurt nëse ai do të marrë pjesë në disa nga ngjarjet e mëdha që vijnë në kalendar, të tilla si Trooping the Colour, përkujtimet e Ditës D, festat e kopshtit veror, Royal Ascot dhe udhëtimet jashtë shtetit në vjeshtë. Udhëtimi i javës së ardhshme në një qendër për trajtimin e kancerit do të bëhet me mbretëreshën Camilla, dhe ai do të takojë pacientët dhe stafin dhe do të tregojë mbështetjen e tij për kërkimet për kancerit. Edhe pse ai ka kryer punën e tij si kreu i shtetit, përfshirë takimet e rregullta me kryeministrin, kjo vizitë do të jetë angazhimi i tij i parë zyrtar publik këtë vit. Familja mbretërore e ka pasur një fillim të vështirë të vitit, ku edhe Princesha e Uellsit po trajtohet për kancer. Pamjet: AFP

Top News – ‘Ne do ta vrasim Trumpin’ / Teherani mbushet me postera e banderola kërcënuese
03/11 14:09
Top News – Rusia, bombardime me valë…31 të vrarë në fshatin ukrainas, goditi vendstrehimin
03/11 14:03
Top News – Trump bombardon Iranin ditën e zgjedhjeve / ‘Sulm i fshehtë’ në ishullin strategjik
03/11 12:18
Top News – Zelenski sfidon Donald Trumpin / Shkrumbon rafineritë ruse të naftës gjatë natës
03/11 12:05
Top News – Paqeruajtësit evropianë në Ukrainë / Do të lejohen t’u përgjigjen me zjarr rusëve
03/11 11:55
Top News – Lufta zgjerohet në Detin e Zi / Rusia vë në provë ‘vijat e kuqe’ të NATO-s
03/11 11:55
Top Channel/ SHBA sulm Iranit para zgjedhjeve, por “jo goditje të tjera”: Bie çmimi i naftës!
03/11 11:48
Top News – Rusia dhe Ukraina në një tryezë / SHBA njofton takimin më 10 dhe 11 nëntor në Abu Dabi
03/11 11:46
Top News – SHBA është sot një ‘fushëbeteje’ / Amerikanët votojnë në zgjedhjet e mesit të mandatit
03/11 11:46
Top Channel/ OpenAI: Dan Driscoll emërohet këshilltar për sigurinë kombëtare
03/11 11:35
Top Channel/ Nvidia i mbyll dyert Kinës. Gjiganti amerikan vendos kufizime për klientët kinezë
03/11 11:25
Top Channel/ Demokratët në SHBA, shpresa të mëdha për fitore: Por a kanë të drejtë sondazhet?!
03/11 11:14
Top Channel/ Zgjedhjet në SHBA, gratë drejt arritjeve historike: Përbëjnë 51% të popullsisë, por..!
03/11 11:08
Top Channel/ Merz kërkon sovranitet dixhital: Zgjerim “të rrufeshëm” të Inteligjencës Artificiale!
03/11 11:07
Top News – Netanjahu telefonon Vuçiç. Humbën zgjedhjet, por ‘forcuan miqësinë mes dy vendeve’
03/11 10:17
Franca nën ethet e protestave, priten trazira në fundjavë
02/11 23:32
Top News- “SHBA do sulmojë Iranin me armë bërthamore…sulmi brenda pak ditëve”, Trump nën presion
02/11 23:00
Referendumi” për trump, kanë votuar 54 milionë amerikanë para datës zyrtare
02/11 22:47
Top News- Vetëm 20 vjeçe/ Kush ishte pilotja e avionit që u rrëzua në Florida e la pas 9 viktima
02/11 22:30
Top Channel/ Irani hap negociatat me SHBA, bie nafta. Reagojnë menjëherë tregjet
02/11 19:57