Top Channel/ Ministri izraelit aksidentohet me makinë, po kthehej nga një skenë krimi! Dyshohet se….
26/04/2024 22:58

Ministri i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë të Izraelit, Itamar Ben-Gvir është plagosur lehtë dhe është dërguar në spital pas një aksidenti me makinë, thotë policia izraelite. Pamjet në rrjetet sociale treguan një makinë që ishte rrokullisur. Dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe rrethanat e ngjarjes janë duke u hetuar, tha policia sipas BBC. Mediat izraelite thanë se Ben-Gvir po kthehej nga skena e një sulmi me thikë në qytetin Ramle, afër Tel Avivit. Sipas shërbimeve të urgjencës, në këtë incident është plagosur rëndë një grua 19-vjeçare. Shefi i policisë së qarkut qendror Avi Biton tha se një burrë që thuhet se kishte probleme të shëndetit mendor kishte sulmuar gruan dhe më pas ishte qëlluar dhe “neutralizuar” nga një civil. Ben-Gvir është një anëtar i diskutueshëm i qeverisë emergjente të kryeministrit Benjamin Netanyahu. Kohët e fundit ai bëri thirrje për një përgjigje ushtarake në shkallë të plotë nga Izraeli kundër Iranit pas sulmit me raketa dhe dron të Teheranit ndaj Izraelit, i nxitur vetë nga një sulm izraelit që vrau figura të larta ushtarake iraniane në konsullatën iraniane në Siri. Pamjet: AFP

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55