Premtimet e Oliverit për zgjerimin dhe fqinjësinë e BE-së
15/11/2019 18:10

Ai ishte kundërthënës përpara se të hynte në sallë, por kandidati për t’u bërë komisionar i ardhshëm i Fqinjësisë dhe Zgjerimit të BE-së, hungarezi Oliver Varhelyi, kishte një paraqitje konform standardeve gjatë seancës së tij konfirmuese në Parlamentin Evropian, më 14 nëntor. Ai i përmbushi pritjet për çështje siç janë Ballkani Perëndimor dhe fqinjët lindorë të bllokut, edhe pse lidhja e tij me kryeministrin kundërthënës hungarez, Viktor Orban, mbetet një shqetësim për shumë në qarqet e BE-së. Le ta pranojmë, nëse nuk do të bëhej fjalë për pasaportën e tij, Varhelyi absolutisht do të kalonte shumë lehtë gjatë kësaj seance. Ai flet në mënyrë të përsosur gjuhën angleze, atë frënge dhe ka njohuri thelbësore për çështjet, pasi ka shërbyer disa vjet si ambasador i Hungarisë në BE. Kjo, gjithashtu, u dëshmua në përgjigjet e tij të qarta dhe të sakta për shumicën e çështjeve politike. Ai vuri në dukje në mënyrë të qartë se vendimi – kryesisht për shkak të pengesave franceze – për të mos hapur bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në tetor të këtij viti, ishte “një gabim” dhe tha se një nga prioritetet e tij kryesore do të ishte arritja e një drite jeshile për palët përpara samitit BE-Ballkan Perëndimor që pritet të mbahet në muajin maj të vitit 2020 në Zagreb. Varhelyi, gjithashtu, bëri disa deklarata që ndërlidhen me qëndrimet e presidentit francez, Emmanuel Macron, por këtë nuk e bëri në mënyrë të drejtpërdrejtë. Ai tha se nuk ka kundërshtim për zgjerimin e BE-së. Në anën tjetër, presidenti francez është dukshëm i interesuar vetëm për projektet e BE-së që rrisin federalizimin (dhe ndikimin e Parisit, kjo duhet të përmendet). Ai, gjithashtu, dukej i sigurt për një marrëveshje të mundshme midis Serbisë dhe Kosovës, duke thënë se ajo mund të ndodhë këtë vit. Nga disa biseda që ka pasur Radio Evropa e Lirë me disa zyrtarë të BE-së, një kornizë e marrëveshjestashmë është në tryezë, dhe se gjithçka që mungon është një shtytje politike nga të dyja kryeqytetet (Prishtina dhe Beogradi). Me shumë sinqeritet, Varhelyi sugjeroi që ekziston një ndërlidhje e arritjes së një marrëveshjeje ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe marrjes së vendimit për liberalizimin e vizave për qytetarëve të Kosovës – diçka që askush në Bruksel nuk e ka pranuar në mënyrë kaq të qartë më parë. Më vonë ai tha se Serbia mund të jetë e gatshme të anëtarësohet në BE, kur mandati i tij të përfundojë më 2024. Sa i përket fqinjëve lindorë të BE-së, ai tha se vende të tilla si Gjeorgjia, Moldavia dhe Ukraina dëshirojnë bashkëpunim më të ngushtë në fusha të ndryshme si ajo, digjitale, transporti ose energjia, dhe Brukseli duhet të jetë i gatshëm ta ofrojë atë. Disa eurodeputetë, gjatë seancës, ngritën çështje që kanë të bëjnë me raportin dypalësh ndërmjet Hungarisë dhe Ukrainës, përkitazi me Ligjin e arsimit dhe gjuhës së Kijevit. Po ashtu, u përmend edhe pafuqia e kryeministrit hungarez Orban ndaj presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, por Varhelyi siguroi që Ukraina “gjithmonë do të marrë vëmendjen e tij të veçantë” dhe shtoi se BE-ja “do të duhet të qëndrojë pranë tyre dhe ne do të duhet t’i mbrojmë ata, përfshirë çdo zgjatje të mundshme të sanksioneve në lidhje me Rusinë për sa kohë që ne nuk shohim ndonjë përparim në procesin e Minskut”. Kjo mund të jetë thjesht një fjali, por ishte më pozitive sesa kanë pritur shumë nga ai, që disa e quajnë “mbrojtësi i Orbanit në Bruksel”. Megjithatë, fantazma e Budapestit do të vazhdojë ta ndjekë nëse në fund konfirmohet si komisionar i ri i Zgjerimit të BE-së. Ai nuk duket se është i duhuri që do të shtynte vendet e Ballkanit Perëndimor t’u nënshtrohen reformave të thella të sundimit të ligjit në mënyrë që të bashkohen me bllokun. Si një ambasador që përfaqëson Hungarinë në BE, ai luftoi “dhëmbë për dhëmbë” për të mbrojtur Budapestin nga akuzat e shumta të BE-së të bëra përgjatë viteve, se vendi i tij po minonte në mënyrë alarmante gjithçka, që nga pavarësia e gjyqësorit deri te liria e mediave. Do të jetë e vështirë që një njeri, i cili ishte i ngarkuar nga eprorët e tij për të bllokuar bashkëpunimin më të ngushtë të BE-së me Ukrainën për çështjet e pakicave hungareze tani të jetë përgjegjës për mbikëqyrjen e ndihmës së Brukselit, si financiarisht, ashtu edhe politikisht ndaj Kijevit. Dhe, është një ironi e plotë që Hungaria, me lidhjet e saj të lulëzuara me Moskën, Pekinin dhe Ankaranë – të gjitha këto vende që kërkojnë të ushtrojnë më shumë ndikim në vendet rreth kufijve të BE – do ta kenë njeriun e tyre përgjegjës për promovimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor dhe në hapësirën post-sovjetike. Gjatë seancës dëgjimore treorëshe, atij iu dhanë disa mundësi të distancohej nga Qeveria hungareze. Ai disa herë me lehtësi e shpjegoi se “do të vepronte në një mënyrë krejt të pavarur” dhe “do të ndiqte vetëm linjën e BE-së “. Ata që prisnin një denoncim të plotë të ish-shefit të tij politik, prisnin kot. Por, ata do t’i japin atij një mundësi të dytë në formën e pyetjeve me shkrim për t’u përgjigjur në fillim të javës tjetër dhe madje edhe një mundësi të tretë, një seancë tjetër, nëse është e nevojshme. Por, nëse ai e fiton këtë vend pune në fund, ata me të vërtetë do të fillojnë t’i besojnë atij nëse ai realizon të gjitha premtimet e tij për ta bërë BE-në të besueshme përsëri, për të gjithë fqinjët e saj.

Detaje të masakrës në një spital në Çeki, të shtënat ndodhën në orën 7 në korridor
10/12 12:13
Bisedime Ukrainë-Rusi/ Takohet presidenti Putin me homologun Zelensky
10/12 12:08
Hetim për vullkanin/ Turistët mbetën të vrarë prej shpërthimit në Zelandën e Re
10/12 11:45
“Golden Globes” – shpallen nominimet e këtij viti
09/12 20:19
Australi, beteja me flakët, 6 viktima dhe qindra shtëpi të shkrumbuara nga zjarret
09/12 20:18
Paralizohet Franca, grevë e përgjithshme në vend
09/12 20:09
Pompeo: Do të vazhdojmë t’u ndalojmë hyrjen në SHBA zyrtarëve të korruptuar, edhe shqiptarë
09/12 18:09
“Luani i Hollivudit”/ Kirk Douglas mbush 103 vjeç
09/12 18:05
Shpërthimi i vullkanit në Zelandë, asnjë shenjë të mbijetuarish
09/12 18:01
Protesta në Francë, paralizohet trafiku në Paris
09/12 16:47
Meksikë/ Gara e babagjyshëve, me qindra Santa Claus dalin nëpër rrugë
09/12 16:47
Bota vazhdon të armatoset!
09/12 16:25
Nevojiten punëtorë, Gjermania hap departament enkas për vizat
09/12 16:18
Tërmet në Itali, mbyllen shkollat dhe pezullohen trenat
09/12 13:01
Arabia Saudite i jep fund ndarjes gjinore në restorante
09/12 12:57
Finlanda zyrtarisht me kryeministre, më e reja në botë
09/12 12:51
Rusia përjashtohet nga Botërori 2022, Lojërat Olimpike 2020 e nga çdo sport tjetër
09/12 12:40
Shpërthimi i vullkanit në Zelandën e Re, shkon në 5 numri i viktimave
09/12 11:47
Video/ Shpërthen vullkani në Zelandën e Re, një të vdekur dhe disa të plagosur
09/12 08:49
Shkëmbehen të burgosurit/ Irani liron studentin, Amerika shkencëtarin
08/12 22:08