Me sytë e mëdhenj kurioz dhe vështrimin plot ankth dallueshëm prej tyre, ballin e lartë, dhe mendimin që e kish përfshirë për një jete tjetër tragjike që e priste, është ajo çfarë shihet në portretin e artistit Maks Velos, në moshën 43 vjeçare, në foton e arrestimit të tij në vitin 1978. Po cili është Maks Velo? Si e përshkruan albanologia e njohur franceze artistin shqiptar?