Vitrina e librit/ Historia e fotografisë shqiptare- Ermir Hoxha; Historia, etnografia, magjia
14/08/2022 20:30

Historia, etnografia, magjia, bukuria, propaganda dhe estetika bëhen bashkë në një album studimor. Hoxha në botimin e tij sjell një studim të plotë mbi gjenezën e këtij mediumi i cili i ka fillesat me Pjetër Marubin që në vitin 1865, thuajse në të njëjtën kohë me shkrepjen e parë që ndodh në botë 10 vite para nesh. Ky botim vjen i ndarë në 3 pjesë ku përfshihen 60 autorë dhe mbi 200 imazhe përfaqësuese.