Perikliu përshkruan mënyrën si i shikonin gjërat Athinasit duke përmendur dy bindje, që në thelb, janë parimet mbi të cilat mbështeten të gjitha sa kishte thënë. “Ne, - pretendon ai, - dhe nëse nuk e ndërmarrim vetë iniciativën e vendimeve tona, të paktën gjykojmë drejt rreth masave që të tjerët propozojnë, sepse besojmë që veprat nuk i dëmton debati, por fakti që dikush që nuk sqarohet paraprakisht, përpara se të vijë ora e veprimit përmes debatit.” Po cfarë përmban epitafi i Perikliut?