Universiteti i Gjirokastrës do hapet/ Kërkohet me çdo kusht rikthimi: Nuk bëjmë provime online
20/01/2021 15:25

Në një takim që Ministria e Arsimit ka mbajtur me rektorë të universiteteve publike dhe private në Shqipëri universiteti i Gjirokastrës ka kërkuar me insistim rikthimin në auditorë të studentëve të paktën dy javë para provimeve të dimrit. Sipas zv. rektorit Prof. Dr. Jaho Canaj asnjë universitet nuk morri përsipër zhvillimin e provimeve online. Kushtet dhe infrastruktura për këtë proces sipas tij janë të pamjaftueshme për studentët të cilët në masën dërmuese ndjekin mësimet online prej telefonit ndërsa studentët e zonave rurale ku interneti është i pamundur nuk mund të marrin pjesë në provime. Nëse ministria do të merrte një vendim të diferencuar për universitetin e Gjirokastrës atëherë do të rikthente në auditorë rreth 1625 studentë të 16 programeve mësimore. Prof.Dr. Jaho Canaj, zv/rektor i universitetit “Eqerem Cabej”: Ne kërkojmë me çdo kusht rikthimin në auditorë sepse nuk e marrim përsipër zhvillimin e provimeve online. Presim që kjo zgjidhje të vijë sa më parë në mënyrë që ti shërbejë konsultimeve me pedagogët. Universiteti ynë i ka të gjitha kushtet për zbatimin e protokollit për Covid 19 dhe nuk ka kuptim që nxënësit dhe adoleshentët të shkojnë në mësim kurse studentët jo. Ne nuk jemi dakord me një prej zgjidhjeve të sugjeruara, shtyrjen e provimeve për në sezonin e verës. Kjo do të bënte që studentët të kishin nga një provim çdo ditë ndërsa kontrolli i dijeve në atë formë nuk është serioz. Imagjinoni si mund të zhvillohen laboratorët dhe praktikat online kur ne e theksoj i përmbushim kushtet për tu rikthyer në auditorë. Universiteti “Eqrem Çabej” vetëm për sezonin e dimrit do të duhet të organizojë rreth 80 provime. Testimi final për lëndët nuk është kryer kurrë më parë online por gjithë periudha disa mujore e mësimit online duket se ka cenuar seriozisht cilësinë përgjatë këtij viti akademik.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06