Edhe kjo e premte I gjeti protestuesit në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, ku përsëritën edhe njëherë thirrjet për dorëheqjen e kreut të qeverisë si dhe kundërshtuan ofertën e tij për dialog. Për protestuesit dorëheqja e kryeministrit mbetet një kërkesë e panegociueshme. Tubimi u shoqërua pa përplasje, ndërsa policia edhe kësaj here mori masa për të parandaluar përplasjet. Ndërkohë pati dhe masa administrative kundrejt protestuesve duke u bazuar tek akti nomrativ I ri I miratuar nga qeveria.