Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, shfrytëzoi Inteligjencën Artificiale për të dalë me një videomesazh ku hedh akuza për persekutim politik. Ai komentoi sërish transferimin nga paraburgimi i Durrësit në burgun e Fierit, që iu bë me vendim të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve në 28 tetor. Nga arrestimi në shkurt të vitit të kaluar te shkarkimi nga detyra, ku u rikthye me vendim të Gjykatës Kushtetuese, te zhvendosja në Fier, vendimet e marra ndaj tij, Veliaj i konsideron antikushtetuese. Këtë qëndrim, kryebashkiaku e dha ndërsa njoftoi miratimin e projekteve për 15 çerdhe dhe kopshte të reja në Tiranë.