Një 37-vjeçar dhunoi me sende të forta prindërit e tij në Durrës. Ngjarja e rëndë ndodhi në familjen Kaculi në fshatin Rrushkull, Manëz. I riu, me probleme të shëndetit mendor, sipas policisë, goditi përballë banesës babanë e tij 72-vjeçar dhe nënën 69-vjeçare duke u shkaktuar dëmtime të shumta në trup.