Grupime studentësh të dala nga protesta po organizohen në forma të ndryshme për të ofruar një alternativë politike tashmë. Rinia nacionaliste është një prej tyre. “ Dëshira për ndryshimin e sistemit të kanalizohet tashmë nga dalja në shesh në një lëvizje politike. Ne aktualisht nuk jemi në stadin e partisë, por duam të arrijmë në atë stad. Pra, duam ti shfaqim popullit tonë realitetin dhe ti tregojmë se ne jemi opozita e vërtetë”. Rinia nacionaliste që synon të kthehet në një parti politike nuk ka emëruar ende një kryetar, por ka deri më tani 300 anëtare dhe grupi i brendshëm përbëhet nga 15 studentë që janë njohur në protestë. Laura Kërtalla, përfaqësuesja e kësaj force të re ka zhvilluar së fundmi një takim me zyrtarët e BE në Shqipëri. Besart Capa, pjesë e Rinisë nacionaliste na tregon bisedën me ta.