Një tjetër elektricist ka humbur jetën në krye të detyrës. 45-vjeçari Altin Petanaj ndërroi jetë mesditën e së premtes në fshatin Kocul të Selenicës, pasi ra në kontakt me rrymën elektrike teksa po kryente punime riparimi në një nënstacion elektrik, së bashku me kolegët e tij. Rrethanat e plota të ngjarjes ende nuk dihen, ndërsa me vdekjen e Petanajt shkon në nëntë numri i elektricistëve që kanë humbur jetën këtë vit gjatë punës.