Top News – Zëvendësohen ‘rebelet’’/ Vijnë kontrollorë grekë dhe turq
08/04/2021 22:41

Ngërci i krijuar në aeroportin e Rinasit nga kontrollorët e trafikut ajror që me grevën e tyre bllokuan punën, cka solli dhe anullimin e fluturimeve dhe krijimin e një kaosi nga i cili u prekën dhjetëra qytetarë, mori një zgjidhje disi të papritur. Zhbllokimi i fluturimeve në Rinas u arrit të realizohej përmes kontrollorëve të huaj. Autoritetet shqiptare kishin kërkuar ndihmën e vendeve të tjera, dhe reagimet e para pozitive mbërritën nga Turqia e Greqia. Përvec kontrollorëve turq, të mbërritur më herët gjatë ditës sic u tha nga Podgorica, në Shqipëri vijne edhe 8 kontrollorë grekë. Nga sa pohoi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, emerjgnete ishte rinisja e fluturimeve esenciale që lidhen me çështje humanitare, shëndetësore, diplomatike, shtetërore dhe ushtarake. Nga e premtja sakaq rikthehen dhe ato komerciale. Kontrollorët që kërkonin rikthimin e pagës në nivelet e mëparshme dhe kthimin po ashtu në punë të disa kolegëve të shkarkuar, deklaruan në bllok paaftësinë për të punuar, me arsyetimin se janë të stresuar dhe kjo ndikon në cilësinë e punës së tyre. Në momentin që kontrollorët e trafikut ajror, ndihen në kushtet e paaftësisë për të ushtruar funksionet në mënyrë të sigurtë, ligjërisht janë të detyruar të deklarojnë paaftësinë e tyre për punë. Shkaku i paaftësisë është fakti se ndaj dy kontrollorëve që deklaruan se ishin të paaftë për punë, nisën procedurat për shkarkimin nga puna. Dhe procedurat e shkarkimit nga puna për një kontrollor që që respekton një detyrim ligjor, ka prodhuar dhe stresin e gjithë kontrollorëve të tjerë të cilët mendojnë se për shkak të këtij respektimi të detyrimit ligjor, mund të rrezikojnë të hiqen nga puna dhe ata. Në këto kushte, të gjithë në mënyrë solidare, u binden se janë në kushtet e pamundësisë për të ushtruar në mënyrë të sigurtë funksionet e tyre të kontrollit”, deklaroi avokati i Sindikatës së Transportit ajror Rezart Kthupi. Greva erdhi, pas një mosmarrveshjeje disa mujore me drejtuesit e Kompanisë Albcontrol, për shkak të ndryshimeve të kushteve të kontratës që në prill të vitit të shkuar, dhe thuajse përgjysmimit të të ardhurave të tyre mujore, si pasojë e rënies së volumit të punës nga pandemia. Burimet financiare të Albcontrol-it, nuk varen nga shteti, por nga sasia e fluturimeve që kryhen në hapësirën ajrore të vendit.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06