Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me burgim të përjetshëm Naim Murselin dhe Granit Plavën, me akuzën ‘Vrasje e rëndë’ ndaj viktimës Liridona Ademajt në nëntor të vitit 2023. Gjykata ka dënuar gjithashtu të akuzuarin e tretë me 30 vite burgim Kushtrim Kokallën, për ‘Ndihmë në kryerjen e veprës penale ‘Vrasje e rëndë’.