Top News – Vetëvendosje në Shqipëri/ Nga krijimi degës deri në kandidimin në zgjedhje
29/04/2021 12:43

Lëvizja Vetëvendosje e drejtuar nga Albin Kurti, një subjekt politik i sukseshëm në Kosovë që tashmë qeveris vendin pas shumicës së votave të marra në zgjedhjet e parakoshme parlamentare të 14 shkurtit, prej dy vitesh është e pranishme edhe ne vendin tonë. Pas depozitimit të kërkesës në Gjykatën e Tiranës në marsin e vitit 2019, vetëm një muaj më pas u zyrtarizia krijimi i degës së Vetëvendosjes në Shqipëri. Themelues të degës së vetëvendosjes në Shqipëri në atë kohë ishin Glauk Konjufca Gearda Demiraj, Dejona Mihali, Enis Sulstarova, Hysamedin Feraj, Elvis Hoxha dhe Boiken Abazi që është edhe drejtori ek Ekzekutiv i degës. Në deklarimet e tij në atë kohë Abazi ka pohuar se objektivi i vetëvendosjes në Shqipëri është bashkimi kombëtar. “Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri funksionon bazuar mbi parimin e barazisë, të demokracisë, dhe të lirisë së vullnetit e drejtësisë sociale për të rritur vetëdijen dhe angazhimin në lidhje me çështjen kombëtare shqiptare dhe progresin shoqëror në të gjitha dimensionet dhe problematikat e tyre, brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Qendra synon të japë mbështetjen për ushtrimin e së drejtës demokratike për vetëvendosje të popullit shqiptar për realizimin e bashkimit të shtetit të pavarur të Kosovës me Shqipërinë, duke u bazuar në Preambulën e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe parimin e vetëvendosjes së popujve të shprehur në Kreun 1 të Kartës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara”, thuhet në objetivat e Vetëvendosjes në Shqipëri. Që naga ajo kohë e në vazhdim Vetëvendosje ka punuar për fuqizimin e saj, duke ardhur edhe me përfshirjen e saj në zgjedhjet parlamentre të 25 prillit me 3 kandidatë, Bojken Abazi për qarkun e Tiranës, Iliaz Shehu për Qarkun e Lezhës dhe Kreshnik Merxhani për Qarkun e Gjirokastrës. Të tre kandidatët e Vetëvendosjes në shkallë vendi kanë marrë rreth 3600 vota, ku më i votuari është Bojken Abazi i cili në qarkun e Tiranës ka siguruar 2993 vota. Kujtojmë se edhe vet kreu i vetënvendosjes Albin Kurti, njeherësh edhe kryeministër i Koosvës erdhi në Shqipëri dhe votoi ditën e zgjedhjeve, për shkak se zotëron nënshtetësinë shqiptare. Gjithsesi rezultati i Vetëvendosjes nga përfaqësimi i parë në zgjedhjet në Shqipëri është modest, dhe nuk krahasohet me mbështetjen që Vetëvendosja gëzon në Kosovë. Mbetët për t’u parë nëse vetëvendosje në Shqipëri do të vijë duke u rritur e do fitojhë më shumë mbështetje nga qytetarët, deri në atë masë sa të arrijë të përfaqësohet në nivelet e ndryshme të pushtetit.

Top News – Ermal Nufi dhe Gent Strazimiri përqafohen në Kuvend mes përplasjeve PS-PD
29/10 11:24
Top News – Transferim pa vendim! Erion Veliaj kërkon ndërhyrjen e Avokatit të Popullit
29/10 11:24
Top News – Kaos në Kuvend/ Mes tymit dhe flakadanëve, socialistët nuk ndalin miratimin e ligjeve
29/10 11:23
Top News – Përplasje fizike në Kuvend/ Seanca shoqërohet me debate të forta, PD bllokon foltoren
29/10 11:14
Top News – Rama e gjen Kuvendin në mes të trazirave, Garda e ndan nga PD
29/10 11:10
Top News – ‘Në izolim për 10 ditë’. Veliaj reagon pas transferimit në burgun e Fierit
29/10 10:21
Top Channel/ Beqaj në GJKKO, ish ministri paraqitet pa avokat për shkak të bojkotit
29/10 10:12
Top News – PD bojkoton mbledhjen për buxhetin: Kuvendi nuk është sallë konferenash për Petrit Malajn
29/10 09:45
Top Channel/ “Mbështesim pensionistët, investojmë në arsim…” Malaj prezanton pr/Buxheti 2027
29/10 09:42
Top Channel/ Alarmi i Veliajt: Jam né burg me vrasés serialë!
28/10 23:24
Top Channel/ Nga gjoba te “lista e zezë”! Miratohet paketa anti-dhunë, të gjitha ndryshimet
28/10 23:22
Top Channel/ Shqipëria abstenon për Kubën në OKB, miratohet rezoluta për embargon amerikane
28/10 23:19
Top Channel/“Kushte skandaloze”,avokati i Veliajt pas takimit në burgun e Fierit:Në një korridor me…
28/10 22:23
Top Channel/ ‘Pa ujë e drita rrethuar me vrasës serial’, letra e Veliajt pas transferimit në burgun…
28/10 22:21
Top News- Rregullat e reja për protestat/ Rriten gjobat, ndalohet maskimi, kompensim bizneseve
28/10 22:10
Top News – Ambasdorja e BE takime në Kuvend/ Diskutime me Ballën për procesin e anëtarësimit në BE
28/10 21:53
Top News- Studentët në kërkim të mbështetjes/ Marshimi zhvendoset në korridoret e universiteteve
28/10 21:51
Top News- Republikanët letër Rubios për zyrtarët shqiptarë të korruptuar, kërkojnë masa urgjente
28/10 21:36
Top Channel/ Shtohen rastet me grip, ISHP: Qarkullojnë Covid dhe AH1N1
28/10 19:59
Top Channel/ Protesta, hyn në lojë antiterrori. Arrestohet një person dhe 17 të proceduar
28/10 19:54