Nga gjobat, që arrijnë deri në 500 mijë lekë, te krijimi i “listës së zezë”, që nuk do të kalojë dot kufirin. Qeveria ka miratuar paketën anti-dhunë, të paralajmëruar pak ditë më parë nga kryeministri Edi Rama. Në mbledhjen e të mërkurës, Këshilli i Ministrave miratoi ndryshimet në ligjin për tubimet përmes një akti normativ, që do të thotë se ato hyjnë në fuqi menjëherë, pa kaluar nga Parlamenti. Ligji forcon pozitat e policisë përballë protestave. Në rastet kur policia ka dyshime për dhunë, mund të ndalojë tubimet për 72 orë në një perimetër të caktuar, si dhe mund të përcaktojë kohëzgjatjen e tyre.