Strukturat e Antiterrorit janë vënë për herë të parë në lëvizje për protestat e dhunshme në Tiranë, duke arrestuar një person e proceduar penalisht 17 të tjerë për thirrje dhe nxitje të dhunës në protestat e dy javëve të fundit. Nga hetimi i agjentëve të Antiterrorit janë zbuluar thirrje për dhunë, oferta parash për sulme ndaj deputetëve dhe ministrave, publikim i të dhënave personale të policëve dhe përdorim i një simboli nazist në një banderolë.