Erion Veliaj është transferuar nga burgu i Durrësit në atë të Fierit pa asnjë arsye dhe argumentim ligjor dhe as atij, apo mbrojtësve të tij ligjorë nuk i është vënë në dispozicion shkresa e këtij vendimi. Kështu deklaroi në emisionin Breaking në Top News, avokati Plarent Ndreca. Ndreca sqaroi se Veliaj nuk ndodhet në izolim, por në dhomën e observimit, që sipas gjetjeve të Avokatit të Popullit nuk ka as kushtet minimale për të qenë e tillë. Ndreca tha gjithashtu se i ka kërkuar Avokatit të Popullit që të ndërhyjë duke siguruar urgjentisht pranë burgjeve shkresën e transferimit të Veliajt me arsyetimin e këtij vendimi.