Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Sofia Moriera de Sousa u ndal në kryesinë e kuvendit ku pati një takim me kryetarin e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla. Agjenda e integrimit të vendit në unionin europian ishte në fokus të bisedimeve. Diplomatja europiane shkruan në rrjetin social X se përmbushja e detyrimeve të Shqipërisë për integrimin në union kërkon gjithëpërfshirje dhe hapësirë të mirëfilltë dialogu në Kuvend. X Sofia Moriera de Sousa: “Patëm një diskutim të frytshëm mbi rolin qendror të Kuvendit në miratimin e reformave, përafrimin e legjislacionit me atë të BE-së dhe sigurimin e llogaridhënies së ekzekutivit. Kjo kërkon angazhimin e të gjitha palëve dhe që Kuvendi të jetë një hapësirë e mirëfilltë dialogu” – shkruan diplomatja Moriera de Sousa në X.