Dy kongresmenë republikanë në Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar një letër Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, ku shprehin shqetësimin për gjendjen e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri, raporton Fox Neës. Në shkresën e hartuar, kongresmeni Joe Wilson nga Karolina e Jugut, dhe Keith Self nga Teksasi, njëherësh kryetar i Nënkomisionit për Evropën në Dhomën e Përfaqësuesve, I kërkojnë administratës amerikane të shqyrtojë vendosjen e kufizimeve të vizave për zyrtarët shqiptarë të përfshirë në korrupsion të rëndësishëm. Kongresmenët theksojnë se Shtetet e Bashkuara kanë investuar ndjeshëm në reformën në drejtësi në Shqipëri, por paralajmërojnë se përparimi i arritur mbetet i brishtë dhe rrezikon të kthehet pas.