Qeveria miratoi këtë të mërkurë Aktin Noramtiv që sjell ndryshime në ligjin e vitit 2001 “Për Tubimet”. Kështu përmes këtij vendimi policia merr më shumë komopetenca për të ndaluar ose kufizuar protestat në rastet e rrezikut për dhunë. Akti normativ i cili është bërë me iniciativë të Ministrisë së Punëve të Brendshme parashikon që në rastet “Kur ka rrezik real, serioz e të afërt, të bazuar në fakte konkrete, për dhunë ndaj personave ose për dëmtime të rënda të pronës, drejtuesi i drejtorisë vendore të policisë, me miratimin e prefektit, mund të ndalojë ose të kufizojë tubimet në një perimetër të përcaktuar rreth institucioneve arsimore, shëndetësore ose shtetërore, për një periudhë jo më të gjatë se 72 orë.”