Pak orë pas transferimit në Burgun e Fierit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ngre shqetësimin se është vendosur në një ambient izolimi, pa ujë e dritare dhe në të njëjtin corridor me tre vrasës serialë të dënuar me burgim të përjetshëm. Në një letër të shkruar nga qelia e burgut të Fierit, të bërë publike fillimisht nga avokati i tij, Plarent Ndreca dhe më pas në rrjetet sociale edhe nga vetë Kryebashkiaku, theksohet se është pa ujë e drita, pa kujdes mjekësor dhe i është refuzuar ushqimi e bisedat telefonike me familjarët.