Gjykata Supreme ka shpallur të paligjshme tarifën prej 3-eurosh për personat shoqërues mbi 15-vjeç të pacientëve gjatë qëndrimit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Përmes një njoftimi, Gjykata sqaron se pas administrimit të provave dhe shqyrtimit të dispozitave kushtetuese dhe ligjore, është vlerësuar se dispozitat nuk kanë bazë të mjaftueshme ligjore dhe se përmes tyre është zgjeruar në mënyrë të palejuar nocioni i “bashkëpagesës”.