Top News-Vaksinohen 70 përqind e të rriturve në BE/Von der Leyen-Evropa pararojë. Ta bëjnë të gjithë
27/07/2021 21:42

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se 70 për qind e të rriturve në vendet e BE-së kanë marrë së paku një dozë të vaksinës kundër koronavirusit. Në përgjithësi, shtoi ajo, 57 për qind e mbi 18-vjeçarëve në 27 vendet e BE-së janë tani plotësisht të vaksinuar. “Këto shifra e vendosin Evropën në mesin e të parëve në botë. Por, ne duhet t’i vazhdojmë përpjekjet”, tha von der Leyen. Sipas saj, varianti më ngjitës i koronavirusit, Delta, është duke u përhapur në kontinent dhe duke rritur normat e infeksionit. “Prandaj, unë u bëj thirrje të gjithëve, që kanë mundësi, të vaksinohen sa më shpejt. Për shëndetin e tyre dhe për t’i mbrojtur të tjerët”, tha von der Leyen. Komisioni Evropian - i cili ka qenë përgjegjës për sigurimin e vaksinave për bllokun, ka vendosur më herët si synim vaksinimin e plotë të 70 për qind të të rriturve deri në fund të verës. Më 10 korrik, von der Leyen ka thënë se BE-ja ka shpërndarë mjaft vaksina për të arritur atë nivel. Sipas Universitetit Johns Hopkins, që ndjek të dhëna për pandeminë, në të gjithë botën janë dhënë deri më tash mbi 3.9 miliardë vaksina. Koronavirusi ka prekur gjithsej mbi 194.9 milionë njerëz. Prej tyre, mbi 4.1 milionë kanë vdekur.

Top News- “Mund të qëndrojë sa të dëshirojë”, Trump del në krah të senatorit brazilian në arrati
01/11 21:30
Top News- Putin gati të flasë me Zelenskyn! Zbulohet si mund të nisin negociatat për fundin e luftës
01/11 21:15
Top News- “Do t’ju godasim kudo në botë!”, Irani kërcënon SHBA-në dhe Izraelin, nxjerr ushtrinë
01/11 20:35
Top Channel / SHBA, ethe para zgjedhjeve. 52 milionë vota paraprake. Fushata 11.6 mld dollarë
01/11 19:54
Top News – Do qeverisë Amerikën pa Kongresin / Trump ‘harton planin’…nëse demokratët fitojnë
01/11 15:25
Top News – Mbajnë në ujë jahtet e oligarkëve rusë / Taksapaguesit italianë po paguajnë miliona euro
01/11 15:18
Top News – Rusia parandalon sulmin: Na njoftoi SHBA! Akt terrorist në Moskë, merren masa
01/11 14:00
Top News – Erdogan i zemëruar me Rusinë e Ukrainën / ‘I tërheq veshin’: Jo sulme në Detin e Zi
01/11 13:54
Top News – ‘Vjedhja më e madhe në histori…’ / 6.3 mld USD, FBI konfirmon: U bë nga koreja e Veriut
01/11 13:38
Top News – Njerëzit ishin detyruar të hanin bar…! Armëpushim në qytetin e pushtuar ukrainas
01/11 13:34
Top News – ‘Para 4 orësh u aktivizua Neni 5 i NATO-s’ / Aleanca përgatitet për luftën e të nesërmes
01/11 13:21
Top News – Rënia e Vuçiç si ajo e Orban / Paralele mes Serbisë dhe Hungarisë, roli i të rinjve
01/11 12:32
Top Channel/ Pse Polonia u zhyt në krizë/ Gjykata Kushtetuese rrethohet me policë
01/11 12:20
Top News – Polakët ngrihen për Gjykatën Kushtetuese / Tensione, përplaset kryeministri e presidenti
01/11 12:10
Top News – Teston sistemin e frikshëm të armëve / Koreja e Veriut ‘tregon dhëmbët’ sërish
01/11 12:04
Top News – Policia ‘pastron’ kampin në Lisbonë / Mijëra njerëz në protesta për krizën e strehimit
01/11 12:04
Top News – Gjenerata Z ‘merr kontrollin’ / Protestat ndezin gjithë Evropën, Franca ‘shpëton’
01/11 11:43
Top News – Digjet Gjermania, plaçkiten dyqanet / Protestat për koston e jetesës kthehen në dhunë
01/11 11:40
Top Channel/Gjermani, përshkallëzohen protestat/Nisi paqësore, por më pas pati përleshje me policinë
01/11 10:44
Top Channel/ Shpërthen dhuna në Francë, zjarr e përleshje të forta. Mbi 300 mijë njerëz në rrugë
31/10 22:43