Protestat kundër rritjes së kostos së jetës, të cilat nisën si paqësore në Gjermani u kthyen të dhunshme. Të shtunën u plaçkitën dyqane në qendër të Frankfurtit, ndërsa edhe në qytete të tjera gjermane pati përleshje me policinë. Përveç Frankfurtit, që konsiderohet qendra financiare e Gjermanisë, incidente të dhunshme pati edhe në Berlin, Këln dhe Hamburg. Policia bëri të ditur se përdori topa uji për të shpërndarë protestuesit, të cilët sulmuan punonjësit e shërbimeve emergjente me fishekzjarre, gurë dhe shishe.