Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u takua në stamboll këtë të dielë me Bartolomeun I, kreun e Patriarkanës Ekumenike të Kostandinopojës dhe një figurë kryesore në botën ortodokse. Takimi me Bartolomeun vjen një ditë pas takimit të tij me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili të shtunën tha se se sulmet ndaj anijeve civile në Detin e Zi janë të papranueshme, dhe i bëri thirrje si Rusisë ashtu edhe Ukrainës që të "veprojnë me përgjegjësi". Pavarësisht lidhjeve të saj si me Rusinë ashtu edhe me Ukrainën, Turqia është indinjuar nga sulmet ndaj anijeve tregtare në Detin e Zi.