Shërbimi i sigurisë ruse, FSB, njoftoi se kishte ndërmarrë masa "të përshtatshme", pasi ambasada e SHBA-së në Moskë paralajmëroi për një sulm të planifikuar "terrorist" në kryeqytet. Ambasada amerikane deklaroi më herët se ishte "në dijeni për një kërcënim të besueshëm për një ngjarje me viktima të shumta të shtunën, më 31 tetor, në kompleksin Tsaritsyno në Moskë". Qeveria amerikane po "koordinohet me autoritetet përkatëse ruse për një reagim", thuhej në njoftimin ku u këshilluan qytetarët që të shmangnin zonën, të qëndronin vigjilentë dhe të shmangnin turmat".