Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar lidhur me deklaratën e deputetit të të grupit parlamentar të VV-së, Fatos Geci ditën e martë në Kuvend, i cili “uroi burgim të përjetshëm për ish-presidentin Hashim Thaçi”. Kreu I qeverisë, u shpreh se shefja e grupit Albulena Haxhiu I ka tërhequr vëmendjen deputetit Geci për gjuhën dhe komentin, ndërsa theksoi se janë të bindur për drejtësinë e luftës çlirimtare të popullit të Kosovës. Deputeti Fatos Geci gjatë seancës parlamentare, përmendi dënimin me burgim të përjetshëm për Naim Murselin për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademajt, duke shtuar se të njëjtin fat do ta ketë edhe Hashim Thaçin në Hagë.