Top News – Turqia lehtëson masat e izolimit/ Hapje gjatë javës, në shtëpi të shtunë e të dielë
16/05/2021 15:36

Ministria e Brendshme e Turqisë shfuqizoi të dielën masën e izolimit të plotë që ishte vendosur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri. Me vendimin e ri, që do të nisë të zbatohet nga e hëna deri më 1 qershor, ministria tha se synon të arrijë një normalizim gradual të situatës. Do të rihapen qendrat tregtare, ndërsa disa biznese do të mbesin të mbyllura, përfshirë palestrat dhe kafenetë. Ndërsa restorantet do të mund të ofrojnë vetëm shërbimin “merr me vete”. Përsa I përket arsimit, procesi mësimor për parashkollorët do të rinisë nëpër shkolla, kurse klasat e larta do të vazhdojnë mësimin në distancë. Turqit mund të kthehen në vendet e tyre të punës, por do të duhet të qëndrojnë në shtëpi nga ora 21:00 deri në 5 të mëngjesit gjatë ditëve të javës, dhe gjithë ditën e shtunë dhe e diel. Nëpunësit civilë do të vazhdojnë të punojnë në distancë ose me turne në zyra. Nga vendimi përjashtohen turistët dhe punëtorët e huaj me leje speciale. Të moshuarit e pavaksinuar mbi 65 vjeç, do të lejohen të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm nga ora 10 e mëngjesit deri në orën 2 pasdite, gjatë ditëve të javës. Turqia hoqi disa kufizime në muajin mars, duke bërë që numri i të infektuarve me koronavirusin e ri të rritet. Në muajin prill autoritetet vendosën masën e izolimit të plotë pasi numri i rasteve arriti në mbi 60, 000 në ditë. Të shtunën u raportuan 11.472 raste të reja me koronavirus. Që nga fillimi i pandemisë, Turqia ka shënuar afro 45 mijw vdekje nga COVID-19.

Top News- ‘Si të vrasë shokët e shkollës’, adoleshenti pyet ChatGPT…alarmohet FBI
13/09 15:39
Top Channel/ Mbyllet aeroporti në Lituani! Dronët alarmojnë Naton, Kushner: Vetëm një kusht për…
13/09 15:25
Top News- Operacion shpëtimi spektakolar në Iran? CNN: Hegseth detyroi pilotët e F-15 të…
13/09 13:58
Top Channel/ Trump zhgënjen Arabinë Saudite, princi Bin Salman i telefonoi dy herë, por SHBA…
13/09 12:24
Top News- Treni ‘fluturon’ nga shinat në Francë, hetuesit dyshojnë për sabotim
13/09 11:58
Top Channel/ Jepet alarmi për AI: Më e rrezikshme nga sa e mendojmë
12/09 23:39
Top Channel/ Vdekja e Mazonakis, mjeku ngre alarmin, thirrje qytetarëve: Kujdes me terapitë për…
12/09 23:30
Top News- “Nëse do të takosh Putinin, eja në Moskë”, Kremlini i përgjigjjet Zelensky-t
12/09 21:23
Top Channel/ Treni del nga shinat në Francë. Dyshime për sabotazh, 44 të plagosur
12/09 15:10
Top Channel/ Céline Dion rikthehet,koncerti i parë i plotë pas gjashtë vitesh,30 mijë fansa e presin
12/09 15:04
Top Channel/ Dokumentari për Gazën favorit, “NAZA” merr duartrokitje rekord, sot ndahen çmimet
12/09 15:03
Top Channel/ Alarm për syzet inteligjente, filmimet e fshehta shtojnë thirrjet për ndalim
12/09 15:01
Top Channel/ Zelensky: Shkoj në SHBA nëse Putin merr pjesë në samitin e G20
12/09 15:00
Top News – Aleanca anti-perëndim / Mblidhet në Indi, ‘deklaratë për rend të ri botëror’
12/09 14:56
Top Channel/ BE-ja për Thacin: ”Shtetet të respektojnë vendimin e Hagës, ai mund të apelohet”!
12/09 14:42
Top News – ‘Përgjithësoi shqiptarët si kriminelë.’ Ambasada shqiptare në londër, ankesë ndaj SkyNews
12/09 14:31
Top Channel/ “Ta bëjmë Suedinë, sërish Suedi”: Ekstremi i djathtë, hyn për herë të parë në qeveri?
12/09 14:09
Top News – Trump shkakton furi reagimesh. ‘Dua që Irlanda të bashkohet, do ishte fantastike’
12/09 13:48
Top News – Rusia, tjetër sabotazh në BE. Shpërthim në fabrikën e armëve që furnizon Ukrainën
12/09 12:44
Top News – Zelensky kërkon takim me Putin. G20, mundësi e mirë për të negociuar mbi luftën
12/09 12:40