Ka një dorë pas përplasjeve në Milano, thotë La Repubblicca: Media e njohur italiane përcjell dyshimet për një operacion të organizuar që ka sjellë trazirat në qytetin verior. Nuk dihet ende se kush me saktësi, dhe për momentin nuk ka të dhëna që të tregojnë për ndërhyrje të huaj, por ka gjasa që persona të caktuar të jenë kontaktuar me qëllimin të shfrytëzohej zemërimi i tyre, e të jenë mobilizuar përmes rrjeteve sociale dhe fletushkave të përgatitura posaçërisht me anë të inteligjencës artificiale.