Top News – Pakënaqësia e njerëzve vlon në gjithë botën / Nga Argjentina në Sri Lanka, ‘fuçi baruti’
23/10/2026 12:09

Gustavo Raul Perez rrudh vetullat mbi një fletore në dyqanin e tij të materialeve të ndërtimit në periferi të Buenos Airesit. Që kur Javier Milei u bë president i Argjentinës, me votën e Perezit, reformat kanë gëzuar investitorët dhe kanë marrë vlerësime nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Megjithatë, për Perezin, situata është bërë tejet e rëndë. "Ky plan ekonomik është për një pakicë," thotë ai. Inflacioni ka rënë në rreth 33% nga gati 300%, importet janë lehtësuar dhe subvencionet janë shkurtuar. Por, kostot e Perezit janë trefishuar, ndërsa klientët kanë më pak para për të shpenzuar. "Tre vite më parë ekzistonte një klasë e mesme," thotë ai. "Ajo nuk ekziston më." Përvoja e Perezit pasqyron një tension që përshkon ekonomitë në zhvillim: reformat që rikthyen besimin e investitorëve dhe stabilizuan financat publike, ende nuk kanë arritur të përmirësojnë standardin e jetesës për shumë njerëz. Në Marok, kullat e reja e të shndritshme të zyrave qëndrojnë në kontrast të thellë me zhgënjimin që mbizotëron në periferitë e qyteteve. Në Sri Lanka, kriza ekonomike dhe dështimi në shlyerjen e borxheve janë zbutur, por varfëria mbetet në nivele më të larta se sa ishte para krizës. Nga heqja e subvencioneve për karburantet në Nigeri, te privatizimet në Egjipt dhe hapja e tregut në Uzbekistan, vitet e reformave i kanë ndihmuar ekonomitë në zhvillim t'u bëjnë ballë goditjeve; megjithatë, ato shpesh krijojnë fërkime me qytetarët, të cilët dëgjojnë për kthesa pozitive në ekonomi, por që nuk sjellin asnjë përmirësim për ta. Ministri i Financave i Nigerisë ka paralajmëruar se dështimi për të trajtuar pabarazinë është si "të ulesh mbi barut". Banka Qendrore e Marokut thekson se papunësia ka thelluar hendekun mes performancës ekonomike dhe perceptimit të qytetarëve.

Top News- Sanchez drejt humbjes / Sondazhet e nxjerrin larg fitores në zgjedhjet e së dielës
28/11 18:37
Top News- Izraeli bombardon spitalin / Vriten dy punonjës të ‘Mjekëve pa kufij’ në Gaza
28/11 17:03
Top News – ‘Antarktida po çahet’ / Studimi zbulon dëmtime alarmante në 25 vitet e fundit
28/11 16:35
Top News – Izraeli drejt qeverisë së re/ Dy parti i bashkohen koalicionit kundër Netanyahut
28/11 15:02
Top News – Dron kërcënues në ajër/ Pezullohen fluturimet në aeroportin e Këlnit
28/11 15:00
Top News- Tensionet në Lindjen e Mesme/ Sulme me raketa drejt Riadit, luftime në Jemen
28/11 13:50
Top News- Urimet nga SHBA dhe NATO / Partnerët urojnë Shqipërinë me rastin e Pavarësisë
28/11 12:36
Top Channel/ AI kërcënon sigurinë e bankave? Ekspertët:”Rrezikojmë kaosin global”!
28/11 11:12
Top Channel/ Benghazhi, Zelensky i kërkon falje Melonit: Partnerët nuk u paralajmëruan për sulmin!
28/11 11:11
Top Channel/ Përplasje Itali-Ukrainë pas sulmit në Libi, Tajani: Zelensky thotë të pavërteta
27/11 19:58
Top News – Stuhitë gjunjëzojnë SHBA-në / Moti i keq godet dy brigjet në festën e Falenderimeve
27/11 15:37
Top News – Trump: Ne morëm Grenlandën! ‘Është sa trefishi i Teksasit’, zemërohet Danimarka
27/11 15:31
Top News – Sanchez premton: Do t’i përmbys sondazhet / Kryeministri sfidues, fushata drejt fundit
27/11 15:21
Top News- Hakerat godasin Forcat Ajrore të SHBA/Hyjnë në platformën ‘Cloud One’, të dhënat në rrezik
27/11 15:14
Top News- Ndihmoi në vrasjen e Borsellinos, çfarë shkruante në letrën e lamtumirës Gianni de Gennaro
27/11 14:43
Top News – Zbut rregullat e eksportit të armëve! Debate në Zvicër, frikë për neutralitetin e vendit
27/11 14:18
Top News – Le Pen ‘terrorizon’ BE-në / Fitorja e mundshme ngjall frikë, liderët përplasen
27/11 13:56
Top News – Turqi-Izraeli përplasje diplomatike / Përleshje në ndeshjen e Beshiktashit dhe Hapoel
27/11 13:52
Top News – Sabotimet ruse në Evropë…Mund të çojnë në ngjarje me viktima të shumta
27/11 13:51
Top Channel/ Trump thirrje Putinit: “Ndalo agresionin në Europë, duhet paqe me Ukrainën”!
27/11 12:05