Franca po përgatitet për një fundjavë të re protestash në vazhdën e aktevë më të rënda të dhunës urbane të regjistruara vitet e fundit, që shoqëruan demonstratat e javës së kaluar. Presidenti Emmanuel Macron po përpiqet të rimarrë kontrollin e situatës dhe të rivendosë rendin, në një moment të tensionuar politik, arsyeja kjo me sa duket për të cilën se gjatë kësaj fundjave do të lejohen vetëm demonstratat e organizuara nga sindikatat.