Franca do të përforcojë me 70 mijë efektivë policie të mbështetur nga njësi të specializuara për protestat e së shtunës, ka deklaruar Ministri i Brendshëm Laurent Nunez, duke akuzuar grupet ultra të majta për inkurajimin e dhunës dhe plaçkitjeve pas trazirave që tronditën vendin fundjavën e kaluar me 17-18 tetor. Nunez tha se 10,000 policë më shumë do të jenë në rrugë sesa një javë më parë, ndërsa njësitë e specializuara, helikopterët, dronët dhe sistemet anti-dronë do të vendosen në të gjithë vendin. Automjete të blinduara dhe automjete me topa uji do të jenë gjithashtu në dispozicion, ndërsa ora policore e vendosur në disa zona të ndjeshme javën e kaluar do të mbeten në fuqi.