Izraeli ka urdhëruar ushtrinë që të përgatitet për një mbyllje të plotë të Bregut Perëndimor, pasi pretendoi se ka parandaluar një sulm të dyshuar terrorist. Kryeministri Benjamin Netanyahu urdhëroi forcat e tij të sigurisë të rrethojnë qytetin e Hebronit dhe të përgatiten për të izoluar plotësisht territorin e pushtuar nga Izraeli në orët në vijim. Një shkëmbim zjarri shpërtheu pranë kryqëzimit "Yehuda" dhe zgjati rreth 20 minuta; të dy sulmuesit mbetën të vrarë, ndërsa pesë persona të tjerë u plagosën. Sipas zyrtarëve izraelitë të sigurisë, terroristët e dyshuar janë identifikuar si Mohammad Jaaba dhe Firas Jaaba, të dy 27 vjeç.