Top News – Dallgët rrëmbejnë njerëzit…Stuhi e frikshme, anulohen fluturimet, mbyllen shkollat
23/10/2026 14:17

Qindra fluturime në rajonin e Azisë Lindore u anuluan të premten, ndërsa Tajfuni i fuqishëm Champi kaloi pranë bregdetit verilindor të Tajvanit. Shkollat dhe zyrat në Tajvan u mbyllën ndërsa Champi i afrohej ishullit. Edhe pse nuk është e sigurt nëse stuhia do të prekë tokën, parashikimet tregonin se ajo do të sillte 90 cm reshje shiu dhe erëra të forta në zonën verilindore deri të shtunën. Autoritetet njoftuan se një person humbi jetën pasi u mor nga dallgët. Stuhia gjithashtu shkaktoi lëndimin e 171 personave dhe detyroi 1,000 të tjerë të evakuoheshin. Champi është më i fundit në një seri tajfunësh intensivë, në një kohë kur fenomeni "Super El Niño" po ngroh Oqeanin Paqësor dhe po nxit formimin e stuhive. Në kulmin e tij, më herët gjatë kësaj jave, Champi ishte stuhia më e fuqishme e vitit në planet. Të premten pasdite, Champi shoqërohej nga erëra me shpejtësi deri në 191 km/h. Pasi të kalojë skajin verilindor të Tajvanit dhe ishujt Okinaëa në Japoninë jugore, pritet që Champi të qëndrojë mbi ujërat pranë bregdetit lindor të Kinës, përpara se të kthehet më tej drejt verilindjes, drejt ishullit kryesor të Japonisë. Agjencitë meteorologjike në Tajvan, Hong Kong dhe Japoni parashikojnë se syri i stuhisë do të kalojë pa prekur tokën në Tajvan. Megjithatë, një meteorolog nga Administrata Qendrore e Motit në Tajvan deklaroi se një skenar i tillë nuk mund të përjashtohet plotësisht, veçanërisht nëse stuhia "ndalon, bën lëvizje rrethore ose lëkundet nga njëra anë në tjetrën" ndërsa afrohet. Reshjet e shiut pritet të arrijnë kulmin të shtunën në mëngjes dhe të vazhdojnë të godasin Tajvanin deri të shtunën në mbrëmje, njoftoi Administrata Qendrore e Motit. Autoritetet tajvaneze u kanë bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë larg zonave bregdetare dhe malore.

Top News – Britania ‘kthehet’ në BE / Lehtësohet tregtia dhe lëvizja e të rinjve në bllok
20/11 13:51
Top Channel/ Paralizohet Italia, sot i gjithë vendi në grevë: Bllokohet transporti e shëndetësia!
20/11 12:24
Top News – Putin fton liderët evropianë në Moskë /‘Gati’ për bisedime për fundin e luftës në Ukrainë
20/11 12:10
Top News – Garanci si të NATO-s për Ukrainën…Rusia kundërshton idenë amerikane: E papranueshme
20/11 11:59
Top News – Punonjësit bëhen milionerë brenda natës / Anthropic bëhet publik, ‘paguheshin’ me aksione
20/11 11:55
Top News – Hakmerret Putin, goditen 3 ura në Kiev/ Breshëri raketash balistike e dronësh mbi Ukrainë
20/11 11:50
Top News – Trump shpërthen kundër Evropës…pas takimit me Putin: ‘Mos mbështesni më Ukrainën’
20/11 11:45
Top Channel/ Anthropic nuk qetëson bursat: “Flluska” e AI-t, tërmet në tregjet financiare globale!
20/11 11:19
Top Channel/ Samiti në Kinë, ekspertët: Rikthim politik për Putin, Xi konsolidoi pozitat globale!
20/11 11:18
Top Channel/Një ditë pas samitit të paqes, Putin bombardon urat e Ukrainës: Polonia në alarm!
20/11 11:18
Top Channel/ Mbretëria e Bashkuar më pranë rikthimit në BE
19/11 23:25
Top Channel/ Rusi-Ukrainë, bota flet për paqe por sulmet shtohen
19/11 23:22
Top Channel/ Trump “presion” BE: Mjaft hodhët miliarda për një luftë
19/11 23:20
Top News- Bombardimi i urës së Krimesë/ Putin zotohet për përgjigje ‘të dhimbshme’ ndaj Ukrainës
19/11 23:00
Top News- Skenarë për sulme të reja amerikane/ Trump për Iranin: Do të shohim pas 1 janarit
19/11 22:57
Top Channel/ Anthropic trondit Wall Street! Vlerësohet më shumë se SpaceX
19/11 22:48
Top News- Refuzohet ‘Jalta 2.0’,Evropa i del kundër Trump, Putinit e Xi: Ukraina s’negociohet pa ne!
19/11 22:48
Top Channel/ “Ndihem budalla”! Musk pendohet për 500 milionë dollarët e shpenzuara për republikanët
19/11 22:33
Top Channel/ Pse Shtëpia e Bardhë konfiskoi telefonat e gazetarëve në Air Force One?
19/11 22:29
Top Channel/ Alarm në Skoci, policia kërkon ndalimin e shitjes së skuterëve elektrikë!
19/11 22:26