Top News – Anija lëshon ‘sinjal rreziku’, u godit me dron / Rumania në alarm, sulm në Detin e Zi
23/10/2026 15:21

Rumania nisi një operacion shpëtimi të premten, pasi një anije lëshoi një sinjal rreziku. Ky është incidenti më i fundit në një seri ngjarjesh në Detin e Zi, ku dronë, të dyshuar si rusë, kanë goditur disa anije pranë brigjeve të Rumanisë dhe Bullgarisë. Nuk u dha menjëherë ndonjë shkak për situatën e emergjencës, por fundjavën e kaluar avionë luftarakë rumunë rrëzuan dy dronë rusë mbi Detin e Zi. Ndërkohë, NATO njoftoi këtë javë se po dislokon avionë dhe sisteme radari shtesë, si pasojë e sulmeve ndaj anijeve. Anija e mallrave "Khoryv" lëshoi një sinjal rreziku rreth orës 10:00, ndërsa ndodhej 13 milje detare larg portit rumun të Konstancës. Autoritetet rumune bëjnë të ditur se ekuipazhi përbëhej nga 10 shtetas ukrainas dhe tre shtetas azerbajxhanas. "Anijet e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin nga uji nëntë persona të gjallë dhe një trup të pajetë," njoftoi Autoriteti Detar Rumun përmes një deklarate për shtyp, duke shtuar se tre anëtarë të ekuipazhit rezultojnë të zhdukur. Sipas faqes së specializuar VesselFinder.com, anija e ngarkesave "Khoryv" është e regjistruar në Komore. Autoriteti detar deklaroi se anija ndodhej "në gjendje rreziku jashtë ujërave territoriale rumune". "Për shkak të kushteve të pafavorshme të motit dhe shikueshmërisë së dobët, një operacion shpëtimi nga ajri me helikopter nuk është i mundur," theksoi autoriteti. Gjatë tre javëve të fundit, dronët kanë goditur anije tregtare në Detin e Zi, pranë brigjeve të Rumanisë dhe Bullgarisë; kjo është një tjetër pasojë e luftës së Rusisë kundër Ukrainës. Më 15 tetor, shtatë anëtarë të ekuipazhit u zhdukën pranë brigjeve të Rumanisë, pasi anija cisternë për transportin e kimikateve "Ëine Trader" mori flakë pas një sulmi me dron. Presidenti Nicusor Dan bëri thirrje që këto sulme "të papranueshme" të marrin fund. Rumania i ka kërkuar NATO-s pajisje shtesë.

Top News – Cisterna ruse niset drejt Nju Jorkut/ Putin ‘në ndihmë’ të Trumpit me 300 mijë fuçi naftë
23/10 15:32
Top News – Kam të drejtë për mandatin e tretë! Trumpin nuk e ndal kushtetuta: Zgjedhjet m’i vodhën
23/10 15:31
Top News – Anija lëshon ‘sinjal rreziku’, u godit me dron / Rumania në alarm, sulm në Detin e Zi
23/10 15:21
Top News – Italia në ‘shtetrrethim’ këtë fundjavë / Priten trazira, ‘blindohet’ Milano
23/10 15:02
Top News – Typhoonët britanikë krah Rafaleve franceze/ Stërvitje bërthamore, bashkë për herë të parë
23/10 15:01
Top Channel/ BE-Ballkani Perëndimor mblidhen në nëntor: Integrim gradual në tregun tonë!
23/10 14:59
Top Channel/ Plagosen tetë izraelitë, Netanyahu urdhëron mbylljen e të gjithë Bregut Perëndimor!
23/10 14:40
Top News – Dallgët rrëmbejnë njerëzit…Stuhi e frikshme, anulohen fluturimet, mbyllen shkollat
23/10 14:17
Top News – Ukraina: Starlink mbetet i kufizuar / Ndonëse Trump pretendon se kufizimet janë hequr
23/10 14:04
Top News – Urdhëron ‘mbylljen’ e Bregut Perëndimor / Netanyahu nis ushtrinë, ‘sulm terrorist’
23/10 13:33
Top News – ‘Mbyllet’ Franca, bizneset ulin qepenat / Priten protesta të dhunshme këtë fundjavë
23/10 12:58
Top News – Lëshon valë dronësh drejt Moskës / Rusia bombardon Kievin ndërsa flitet për negociata
23/10 12:54
Top News – Shkundet toka, njerëzit në panik / Magnituda 7, tërmeti më i fuqishëm në Tibet
23/10 12:54
Top News – Pakënaqësia e njerëzve vlon në gjithë botën / Nga Argjentina në Sri Lanka, ‘fuçi baruti’
23/10 12:09
Top Channel/ Franca përgatitet për protesta të reja, Macron: Të rikthejmë ligjin dhe rendin!
23/10 12:07
Top Channel/ Blindohet Milano, nesër në protestë edhe anarkistë: Meloni angazhon parashutistët!
23/10 11:46
Top Channel/ Putin dhe “strategjia e vuajtjes”, NYT: “Po kërkon që ta lerë Kievin pa ujë”!
23/10 11:26
Top Channel/“Rusia po spiunon Gjermaninë”, Merz: “Duan informacione për instalime ushtarake”!
23/10 10:59
Top Channel/Misteri i naftës: Përse rritet çmimi, kur nga Gjiri Persik vjen më shumë se para luftës!
23/10 10:46
Top Channel / Google preu 250 mijë pemë, revoltë kombnëtare në Finlandë
22/10 23:09