Presidenti Donald Trump tha se beson se ka “të drejtë të kandidojë sërish” për president, ndonëse pranoi se Kushtetuta duket se e ndalon atë të kërkojë një mandat tjetër. Duke folur në një tubim elektoral në Ioëa, në prag të zgjedhjeve të mesmandatit, Trump ngriti mundësinë e një fushate tjetër presidenciale, ndërsa diskutonte për pozicionin e tij politik. “Nuk e di se kush do të jetë presidenti juaj i ardhshëm,” tha Trump. “Dhe mendoj se ligji thotë...nuk jam 100 për qind i sigurt, por mendoj se ligji thotë që nuk më lejohet të kandidoj sërish.”