Një nënë nga qyteti i rrethuar i Taizit, në Jemen, është kthyer në simbol të qëndresës, pasi mbajti trupin e vajzës së saj në krahë dhe u ngjit në shtigjet e vështira malore, për t’i dhënë asaj një varrim dinjitoz. Fotografitë e saj kanë prekur mijëra jemenas, të cilët kanë shprehur ngushëllimet dhe solidaritetin për tragjedinë që ajo përjetoi brenda dy ditësh. Gruaja humbi vajzën dhe bashkëshortin gjatë sulmeve që u atribuohen rebelëve Huthi.