Java e fundit e nëntorit ka nisur nën ndikimin e vranësirave dhe kthjellimeve, por dy ditët e para do të jenë veçanërisht të ftohta, si pasojë e masave ajrore të ftohta me origjinë nga veriu i Europës. Deri ditën e mërkurë moti do të jetë përgjithësisht i kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta. Në të njëjtën ditë do të shtohen vranësirat, duke bërë që deri të premten një pjesë e mirë e territorit të rrezikohet nga reshjet e shiut dhe në zonat malore nga reshjet e dëborës.