Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka organizuar protestë në Prishtinë kundër dhunës dhe vrasjes së grave, pas vrasjes së Arlinda Zekajt. Në protestë kanë marrë pjesë edhe familjarët e saj, duke u bashkuar në thirrjen për trajtimin e vrasjeve të grave si një urgjencë kombëtare. Protesta u zhvillua me mesazhin “Vrasja e grave duhet të trajtohet si urgjencë kombëtare”, duke vënë në qendër nevojën për vëmendje ndaj dhunës dhe vrasjeve të grave.